18/3/2025 0 Comments Nga nesër nis kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si diskotekaShkup, 17 mars – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot ka pasur takim koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojanoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në të cilin kanë biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, etj.
Nga zyra e tij bëjnë me dije se nesër do të nisë kontrolli në terren i të gjitha subjekteve, pas së cilës do të bëhen të ditura detajet.
0 Comments
17/3/2025 0 Comments Ageler: Zemrat tona janë thyer, u jam mirënjohëse vendeve të rajonit për ndihmën e menjëhershme të ofruarShkup, 17 mars – Zemrat tona janë thyer, u jam mirënjohëse vendeve të rajonit për ndihmën e menjëhershme të ofruar, kështu u shpreh ambasadorja e amerikane në vend Angela Ageler, pas nënshkrimit në Librin e ngushëllimeve për vdekjen e 59 personave në Koçan, i hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
“Jam mirënjohëse që sot jam këtu me mikun tim Ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas. Ne ofruam të gjithë ndihmën e mundshme, por jemi larg dhe jam mirënjohës që disa vende të rajonit reaguan shumë shpejt dhe ofruan ndihmë, morën disa nga të lënduarit dhe ofruan ndihmën që ishte e nevojshme për momentin. Ne nuk patëm mundësinë ta ofronim këtë sepse jemi larg dhe prandaj u jam shumë mirënjohës kolegëve të mi dhe vendeve të tyre që e bëjnë këtë”, deklaroi Ageler. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend, Akiim Ali, pas nënshkrimit në Librin e ngushëllimeve, i shprehu ngushëllimet mbarë popullit me rastin e ngjarjes tragjike në Koçan, ndërsa 59 persona humbën jetën dhe 155 u lënduan. “Kjo është një ngjarje vërtet tragjike dhe në këtë kohë ajo që mund të bëjmë është të shprehim ngushëllimet tona për të gjithë kombin, për komunitetet dhe familjet që vajtojnë ata që kanë humbur, si dhe për ata që luten për shërimin e shpejtë të miqve dhe fëmijëve të lënduar. Theksoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë po ofron mbështetje me çfarëdo mënyre në këtë moment, si dhe për nevoja të mëtejshme, pasi të kenë një pasqyrë më të qartë. “OBSH-ja ka qenë dhe mbetet në dispozicion për të ndihmuar vendin shpejt dhe në mënyrë efikase për të marrë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për njerëzit në nevojë,” tha Ali. 3/3/2025 0 Comments March 03rd, 2025Shkup, 3 mars – Sa herë që flasim për gjëra të tjera, flasim edhe për problemin tonë themelor, se është koha e fundit të sillemi si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas, si qytetarë, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, tha kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Veles në konferencën nacionale “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me aftësi të kufizuara dhe të tjera me Cereb.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me bisedën telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev, Presidentja tha se shpreson se do të gjendet një zgjidhje për problemin, sepse, siç tha ajo, jo rastësisht kemi qenë të destinuar të jetojmë pranë njëri-tjetrit, madje edhe të kuptojmë njëri-tjetrin. -Jo rastësisht ne ishim të destinuar të jetonim pranë njëri-tjetrit dhe madje të kuptonim njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo na lidh. Ne të dy po e ndjekim atë trajektore, ngadalë, paqësisht, me mirëkuptim dhe respekt. Uroj që të gjejmë një zgjidhje”, tha Siljanovska Davkova. E pyetur nëse do të ketë takim bilateral, Davkova tha se sigurisht që do të ketë, por nuk mund të thotë me siguri për momentin. – Do të ketë patjetër, por nuk mund të them paraprakisht se do të jetë më 4 prill. Takimi është shumëpalësh dhe ka gjithmonë një debat për procesin, ku jemi dhe cilat janë kërcënimet me radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin në rritje. Të gjithë e dimë se kërcënimet ekzistojnë këtu dhe se kur është fjala për rritjen e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, duhet të bashkohemi të gjithë dhe të merremi me to, sepse siguria, stabiliteti dhe paqja varen nga paqja dhe siguria rajonale, tha ajo. 3/3/2025 0 Comments March 03rd, 2025Asnjë shenjë nga paralajmërimet e Toshkovskit, makinat vazhdojnë të parkohen vend e pa vend Tetovë, 3 mars – Edhe pse u paralajmëruan se do ketë kontrolle të shtuara në rrugët e Tetovës me qëllim të zbutjes së kaosit dhe rritjes së sigurisë në trafik, megjithatë pjesët kryesore të qytetit duken kështu. Makina të parkuara në të dyja anët e sheshit të qytetit, nuk kursehet as stacioni i autobusëve, ndërsa nuk ndërmerret asnjë masë.
Ministri i Brendshëm kohë më parë paralajmëroi plan të ri. “Dua të paralajmëroi se në të ardhmen, pra nda java e ardhshme do filloj zbatimi i një plani të ri për të dhënë ad hok zgjidhje me kontrolle të shtuara policore dhe kontrolle në bashkëpunim me shërbimin merimangë të qytetit në pjesën e gjitha rrugëve kyçe të komunës”, deklaroi Pançe Toshkovski Ministër i Punëve të Brendshme. Kreu i komunës Bilall Kasami paralajmëroi se përparësi do t`iu jepet bulevardeve por edhe hyrje-daljeve të qytetit, ndërsa në terren pamjet flasin ndryshe. “Siç biseduam me ministrin prioritet do të jenë rrugët kryesore bulevardet aty ku ka më së shumti makina por edhe autobusë të transportit publik dhe pikat më kritike hyrje daljet e qytetit ku kemi vend parkime”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës. Të bllokuara sot rezultonin edhe rreth rrotullimet kryesore në sheshin e qytetit, të cilët, siç mund të shihen në pamje, janë kthyer në vendparkime për taksitë, pasi vendet e tyre janë të mbushura me makina të tjera të parkuara. |
|
Site powered by Weebly. Managed by Radio.co